Viti 2018 i pafat për Inva Mulën, arsyeja pse në urimin e Vitit të Ri ajo vendosi të parën shëndetin

0

Ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po mbaheshin netët e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, nisi të qarkullonte nën zë lajmi se drejtoresha artistike e tij, Inva Mula, ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.
55- vjeçarja kishte pësuar ishemi cerebrale, që ka të bëjë me mungesën e furnizimit me gjak dhe oksigjen të trurit.

Megjithatë, pas këtij problemi shëndetësor, Inva tashmë nuk është në rrezik për jetën, madje u tha se arriti t’i ndiqte nga spitali zhvillimet e festivalit.

Nuk iu deshën as 10 ditë për t’u rikthyer në shtëpi, duke qenë se në datën 31 dhjetor ajo postoi një nga fotot e fundit artistike të shoqëruar me urimin: “Të dashur miq, ju uroj një vit të mbushur me shëndet, paqe, dashuri! Happy New Year!”. Dhe jo pa qëllim ajo ka vendosur shëndetin të parin në listën e urimeve për Vitin e Ri 2019, duke i dhënë kështu lamtumirën 2018-s, bashkë me problemin shëndetësor që kaloi.

Inva Mula mbetet një ndër divat e muzikës shqiptare, që ka dhënë kontribut të pakrahasueshëm ndër vite, ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve u ngjit për herë të parë në skenë me performancën e tij, Anthony Çako, djali i saj nga martesa me kantautorin Pirro Çako.