“VISIT MACEDONIA” PËR TURISTËT, APLIKACION ME TË DHËNA PËR MAQEDONINË

0

https://youtu.be/qCY9RvY8KJc

Kanë ardhur për herë të parë në Shkup, nga Ukraina. Ky çift po fotografon statujat në sheshin Maqedonia. Ata thonë se duan të dinë historinë e tyre, se çfarë nënkuptojnë.

Turistët e tjerë thonë se informacionet për monumente historike dhe objektet kulturore i kërkojnë në Internet, më shumë në Google. Mirëpo këto informacione nuk janë të plota. Marija nga Ukraina, thotë se kurrë më parë nuk kishte dëgjuar për Maqedoninë.

Kjo që shihet në ekran është një aplikacion i ri i quajtur “Visit Macedonia”. Përmes këtij aplikacioni turistët do të kenë qasje më të lehtë deri te të dhënat për vendet e Maqedonisë. Përfshirë hotelet, restorantet, objekte të ndryshme, përmendore dhe të mira natyrore. Ky projekt u shpalos sot nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai tha se aplikacioni ka qenë në tender të hapur dhe ka kushtuar 1 milion e 200 mijë denarë, më këtë ai tha se ka paraparë hyrje më të mëdha valutore.

“Ne do të punojmë në atë, që ta promovojmë dhe në pikat tona kufitare. Me çka turistët që shkojnë nëpër shtete tjera, janë transit në Maqedoni, të kenë mundësi ta dovnlodojnë aplikacionin. Meqë është interaktiv ata do të mund që nëpër secilin qytet të informohen se çfarë ndodh, çfarë monumentesh ka dhe çfarë objekte hotelierike mund të shfrytëzojnë në atë qytet”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Projekti është përgatitur nga “SIMT” dhe përfshinë tre aplikacione, telefonike, kompjuterike dhe administratorin konsol. Aplikacioni Visit Macedonia është në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht.  Përndryshe vetëm në muajin maj të këtij viti Maqedoninë e kanë vizituar mbi 104 mijë turist. Ata mesatarisht kanë qëndruar dy netë. Nga Ministria e Ekonomisë njoftojnë se në krahasim me vitin e kaluar turizmi ka shënuar rritje për 16.6 %. Më së shumti vizitor ka nga shtetet e Beneluksit dhe shtetet fqinje, njoftoi ministri i ekonomisë.

Përgatiti: Almedina Ismajli