Visari e nisi për hajgare, i doli përnime 

0

Visari mori ftesë pas publikimit të “Dashuri e pamundur”

Pas publikimit të videos “Dashuri e pamundur”, të cilën e realizoi për humor së bashku me të dashurën e tij, moderatori Visar Kalludra mori ftesë për aktrim, shkruan rtv21.tv

Këtë e bëri të ditur modeli dhe moderatori i njohur për rtv21.tv, duke u shprehur se mori ftesë nga një kompani shqiptare që merret me aktrim, duke mos dhënë detaje tjera tani për tani.

E gjithë kjo, pas publikimit të djeshëm një video-je të shkurtër që ka realizuar së bashku me të dashurën, Genta Azemin në qytetin e bukur të Stambollit. Visari dhe Genta shfaqen në rolet kryesore, ndërsa emri i serialit është “Dashuri e pamundur”. Siç shihet në video, Visari e Genta janë motivuar nga seriali turk “Jetë e hidhur”, ku edhe në prapavijë dëgjohet njëra prej këngëve të serialit.

“Me shku ne Stamboll e mos me vujt pak, NUK KA KUPTIM. Kshtu kena vendos mi kujtu udhtimet tona here pas here me dashnin tem. Regjisor vet. Kamermana na dy. Pilota vet deri atje. Veq montazhen tragjikisht e pershtati 1 minute per instagram. @albankaqiu. Muziken e kena vjedh prej Mehmet kosovalis. Veq Nermini u bo pak nervoz se kosovalija Sen s’na tha. Dashni.”, shkroi Visari krahas videos.

I pyetur se nga iu ka lindur ideja që të realizojnë një video të tillë, moderatori i njohur për rtv21.tv tha se këtë e kanë bërë për t’i kujtuar momentet e tyre në vendet që ju lënë mbresa.

Kujtojmë se Visar Kalludra karrierën e ka filluar si model, me ç’rast ka marrë pjesë në ‘’Unë jam top model 1’’, pastaj në spektaklin ‘’Big Brother Albania 7’’. Ndërsa, aktualisht është bashkë-autor dhe moderator i emisionit “1 Kafe prej Shpisë”, i cili transmetohet çdo të diel në RTV21./21Media

.