VIDEO/ Bujar Osmani: Shndërrimi i SIMO në ministri është arritje serioze dhe është vendim i partisë

0

Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani shndërrimin e Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit në Ministri e cilëson të arritur të madhe. Sipas tij, kjo e arritur është e barabartë me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe Ligjin e Gjuhëve. Osmani thotë se kjo është bërë pjesë e programit zgjedhor të BDI-së dhe pjesë e programit Qeveritar.

 

 

“Tani kemi një avancim serioz dhe ka qenë përpjekje e kamotshme dhe nëse ka ndonjë të arritur serioze në këtë Qeveri përpos, ligjit të gjuhëve, NATO-s dhe BE-së, është fakti që sekretariati për MO-në nga një shërbim, tekniko-administrativ, po shndërrohet në një organ ekzekutiv me të drejtë për të propozuar ligjet dhe të pasur organet Brenda dhe për të koordinuar implementimin e mëtutjeshëm të MO-së. Ky vendim është pjesë e analizës e cila është bërë pastaj pjesë e programit zgjedhor të  BDI-së 2020 programi është miratuar në kryesi dhe këshill të përgjithshëm i cili ka marrë verdiktin e qytetarëve pasi që kemi fituar numrin më të madh të votave shqiptare dhe pastaj është bërë edhe pjesë e programit të Qeverisë”, tha Osmani.