VESHJET TRADICIONALE, MANIFESTIM PËR TË MOS HARRUAR VLERAT KOMBËTARE

0

https://youtu.be/IfNgchHiheI

Emine Aliu studente nga Shkupi, prezantoi produktet e saja të cilat i ka punuar me dorë. Ajo po prezanton xhemperët, veshjet për fëmijë, çanta të punuar dhe çorape.

Eminja thotë se puna e tyre nuk paguhet, prandaj sipas saj veshja tradicionale dalëngadalë po harrohet.

“Po prezantojmë veshjet tradicionale shqiptare. Këtu kemi një çantë të punuar me kërrabëza.  Në pjesën tjetër kemi edhe disa çorape.  Të flasim realisht me kalimin e kohës, kanë filluar të humbin pak edhe për atë duhet të promovojmë që mos të humbin këto vlera të vjetra”, tha Emine Aliu.

Katerina Doda po prezanton stoli  të punuara në dorë.

“Unë përpunoj stoli tradicionale – filigran. Kjo stoli është pasuria jonë familjare nga Maqedonia dhe është një mënyrë shumë interesante për ta shprehur kreativitetin, sepse vetë teknika ofron shumë mundësi  që ta shpreheni atë që e keni në vete”,tha Katerina Doda.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Kryetari i Komunës Çair Visar Ganiu, i cili kërkoi më shumë aktivitete për të mos i harruar vlerat e vjetra kombëtare. Ai u zotua se do t’i mbështet ngjarjet e tilla kulturore.

“Kuptohet se me zhvillimin e teknologjisë disi po humbet tradita e bartjeve të punimeve të teshave. Ne do të stimulojmë shoqatat e ndryshme. Ne duhet t’i kultivojmë këto vlera sepse janë vlera, ndërshekuj  të kombit tonë me këto vlera duhet ti krenohemi edhe tani edhe në të ardhmen”, tha Visar Ganiu, kryetar i Çairit.

Organizatorja e këtij evenimenti Arlinda Kalisi, tha se ky manifestim do të jetë tradicional dhe apeloi deri te gratë, që  t’i prezantojnë punimet e tyre dhe të njëjtat t’i shesin.

“Diku 20 gra kanë prezantuar zanatet e tyre, të cilat gjatë ditës i kanë shitur këto punime dhe i kanë  prezantuar vlerat dhe traditat tona. Ndoshta mund që gjeneratat e reja  t’i harrojnë ato vlera, mirëpo ja që ne me projekte të tilla, i përkujtojmë ata dhe ata janë në dijeni dhe se ne kemi vlera të mira dhe të mirëfillta dhe besoi se nuk do t’i harrojnë, por do t’i trashëgojnë ata këta vlera  që ne posedojmë”, u shpreh Arlinda Kalisi, organizatore “Porta Skupi”.

Në këtë panair u prezantuan edhe kostume popullore, enë dheu , si dhe ushqime tradicionale vendore. Pas Sarajit, ky ishte manifestimi i dytë me radhë që kësaj radhe u mbajt në Çairit.

Përgatiti: Zimer Jashari