Veseli: Presim përgjigje nga Maqedonia për gjendjen e të burgosurve(VIDEO)

0

I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Republika e Kosovës është duke e pritur përgjigjen zyrtare nga qeveria e Maqedonisë për të marrë vesh më shumë lidhur me gjendjen e të arrestuarve gjatë konfliktit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Veseli ka thënë se Këshilli për Lirinë dhe Mbrojtjen e të drejtave të Njeriut është i autorizuar nga Kuvendi i Kosovës që ta mbikëqyr situatën e të burgosurve në burgun e Shkupit, transmeton Indeksonline.

“Po presim, kemi bërë kërkesë që nga dita e premte për të parë gjendjen e të burgosurve tanë në burgun e Shkupit. Po presim përgjigje nga ta”, ka thënë Veseli gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Deklaratë e Kadri Veselit, kryetar i Kuvendit të Kosovës
:

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here