Vërshojnë kritikat për Ronaldon:Foto e gabuar në momentin e gabuar!

0

Cristiano Ronaldo është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale për shkak të publikimit të një fotografie. Jo sepse në foto ka diçka të pazakontë, por është në kohën e gabuar. Ylli portugez ka publikuar një foto të tij nga brenda avionit privat charter.

Kjo përkon me kohën kur avioni i futbollistit të Cardiff, Emiliano Sala, u zhduk nga radarët dhe ende nuk është gjetur.

Shumë tifozë e kanë cilësuar të pavend publikimin e kësaj fotografie. Të tjerë thonë se është një çështje e vogël duke pasur parasysh rëndësinë e lajmit të futbollistit Emiliano Sala. Avioni charter i këtij të fundit humbi kontaktet me kullën e kontrollit në orët e para të mëngjesit të 22 Janarit.