Veber: Çështja e emrit patjetër të mbyllet dhe Maqedonia të fitojë perspektivë evropiane

0

Lideri i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Veber i cili është kandidat për president të Komisionit Evropian në zgjedhjet e ardhshme në BE, deklaroi se është e domosdoshme zgjidhje e emrit mes Athinës dhe Shkupit dhe hapja e perspektivave evropiane të Maqedonisë.

“Për të gjithë është e qartë se çështja e emrit patjetër të zgjidhet dhe Maqedonisë t’i mundësohet e ardhme pozitive ekonomike dhe evropiane”, ka thënë për Euroaktiv, Veber i cili është kritkuar se nuk po deklarohet për Marrëveshjen e Prespës dhe qëndrimin negativ të opozitës greke dhe anëtare të PPE-së, Demokracia e Re, transmeton Koha.

Sipas njeriut të parë të PPE-së, përgjegjësia për marrëveshjen, finalizimin dhe implmentimin e saj është e Qeverisë në Athinë dhe për të nuk nevojitet edhe mbështetja e opozitës.

“Formalisht opozita nuk është patjetër ta pranojë kompromisin e arritur. Roli i opozitës është të jep altenativa, ndërsa Demokracia e Re dhe lideri i saj Kirijakos Micotakis nuk janë kundër mënyrës se gjetjes së kompromisit”, ka thënë Veber.

Nga ana tjetër, eurodeputeti gjerman Elmar Brok nga Unioni Demokratik Kristianë (CDU) i kancelares Angela Merkel ka thënë se pret Demokracia e Re të pranojë Marrëveshjen e Prespës pas ratifikimit në Parlament. Ai ka thënë se kjo çështje është diskutuar në Parlamentin Evropian dhe se Demokracia e Re është deklaruar se do ta respektojë marrëveshjen kur do të arrijë në pozicion të udhëheq qeverinë greke.

“Demokracia e Re kur do të vjen në pushtet do ta pranojë dhe implmentojë marrëveshjen e ratifikuar. Partia asnjëherë nuk ka thënë se se nuk do ta pranojë nëse ai ratifikohet në Parlamentin e Greqisë”, ka thënë Brok për Euroaktiv.

Ai pret që Marrëveshja e Prespës të jetë lartë në agjendën e takimeve sot dhe nesër në Athinë që do t’i ketë kancelarja gjermane Angela Merkel me kreun shtetëror grek dhe liderët e opozitës.

Elmar Brok pret që Merkel të përsërisë mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës dhe sigurimin e shumicës së nevojshme në Parlamentin grek për ratifikimin e saj.