VDIQ REGJISORI I NJOHUR SHQIPTARO-AMERIKAN

0

Regjisori i njohur shqiptaro-amerikan, Stan Dragoti u nda nga jeta dje në Californi të SHBA-së.

Dragoti, që dikur la botën e filmave për të ndryshuar imazhin e New York-ut vdiq në moshën 86-vjeçare.

Disa nga shqiptarët e parë që dhanë lajmin për vdekjen e regjisorit në rrjetet sociale janë këngëtarja Genta Ismaijli, gazetari Beqir Sina, etj.

Me ndërmjetësimin e botuesit të gazetës “Illyria” Vehbi Bajrami, Ruben Avxhiu intervistoi artistin në vitin 2007.

Në atë kohë, ai ëndërronte të bënte diçka të ngjashme për Shqipërinë, si fushata e famshme “E dua Nju Jorkun” që i kishte dhënë dikur famën në botën e reklamave.