VDIQ KRIJUESI I HITIT “WAKE ME UP” AVICII

0

Ai ka bashkëpunuar me Rita Orën në këngën “Lonely Together”

Artisti, DJ dhe producenti,  Tim Bergling i njohur me nofkën Avicii ka vdekur këtë pasdite në Oman, në moshën 28 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesit e tij përmes rrjeteve sociale ku përveç konfirmimit të vdekjes kanë bërë thirrje që të respektohet  dhimbja e familjes së tij.

“Familja është e shkatërruar dhe ne jemi duke kërkuar secilin të respektojë nevojën e tyre për privatësi në këtë moment të vështirë”, thuhet në kumtesë.

Avicii ishte pionier në lëvizjen Electronic Dance dhe një DJ i rrallë në turne botërore. Ai fitoi dy çmime të MTV-së dhe një të Billboard Music, si dhe dy nominime Grammy. Hiti i tij më i madh ishte “Levels.”

Avicii njihet për bashkëpunimet e tij me Madonën e yje të tjera, ai bashkëpunoi edhe me shqiptaren Rita Ora për këngën “Lonely Together”.

Avicii në të kaluarën ka vuajtur nga pankreasi akut, për shkak të konsumit të lartë të pijeve alkoolike./21Media