VALVERDE ZGJEDH TRESHEN E SULMIT TË BARCELONËS PËR SEZONIN E RI

0

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka rikthyer formacionin 4-3-3 gjatë ndeshjeve përgatitore për sezonin e ri. Luis Suarez dhe Lionel Messi janë të padiskutueshëm në sulmin e Barcelonës.

Kurse, Ousmane Dembele dhe Malcom janë në garë për ta kompletuar repartin sulmues të gjigantit katalan, shkruan “Marca”.

Por, Dembele konsiderohet favorit ndaj Malcom pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit përfshirë golin e fitores në Superkupën e Spanjës ndaj Sevillas.