Valverde nuk pret që Barcelona të bëjë blerje gjatë janarit

0

rajneri i katalanasve është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion.

Ernesto Valverde shprehet se nëse do të varej nga ai, do ta mbyllte qysh tani afatin kalimtar dimëror për Barcelonën.

Barça ka konfirmuar ardhjen e mbrojtësit, Jeison Murillo nga Valencia në formë huazimi, për shkak se ekipi ka telashe me lëndimet në këtë repart. “Unë do të bëhesha trajneri i parë që do ta mbyllja afatin kalimtar para se ai të hapej.

Deri më 1 janar afati kalimtar nuk është zyrtarisht i hapur.

Ne do të përcjellim disa lojtarë, ashtu si edhe klubet tjera që do të kërkojnë dikë nga ne, por të shohim se si do të rrjedhin gjërat deri në fund”, përfundoi ai.

Barcelona sot nga ora 18:30 do të luajë ndaj Celta Vigos.