VALON BERISHA SHPALLET LOJTARI I MUAJIT TETOR NË LAZIO

0

Përfaqësuesi i Kosovës dhe lojtari i klubit italian Lazio, Valon Berisha, ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë të muajit tetor. Valon Berisha erdhi në Lazio në këtë verë nga klubi austriak, Salzburg, dhe i ka vetëm 4 paraqitje për lacianët, 2 në Serie A dhe 2 në Evropa Ligë, pasi për një kohë të gjatë ka vuajtur nga lëndimi. Paraqitja e tij e mirë në muajin tetor ka bërë që të shpallet “lojtari më i mirë i muajit tetor për Lazion”, pasi ka grumbulluar 12,224 vota. Lazio momentalisht është në vendin e pestë me 18 pikë.