VALON BEHRAMI I THOTË LAMTUMIRË ZVICRËS

0

Futbollisti shqiptar, Valon Behrami i ka dhënë fund karrierës si futbollist i Kombëtares se Zvicrës dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram. “Karriera e ime ndërkombëtare ka përfunduar.

Kapitull i mbytur”, ka shkruar Behrami i cili për Zvicrën ka luajtur që nga viti 2005. Ai ka 83 paraqitje për zviceranët. Behrami paraqitjet e fundit për Zvicrën i pati në Botërorin 2018, ku tregoi formë të lartë.