UNITED GATI PËR TË PAGUAR KLAUZOLËN E HYSAJT

0

“Djajtë e Kuq”, duan ta transferojnë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

E ardhmja e Elseid Hysajt, duket gjithnjë e më larg Napolit.

Pak ditë më parë u fol se Hysaj mund të kalonte në Francë te PSG, por tashmë në Angli janë të bindur, mbrojtësi shqiptar do të transferohet te Manchester United.

Mediat angleze shkruajnë që Jose Mourinho është i gatshëm të paguajë klauzolën e reprezentuesit të Shqipërisë, prej 50 milionë eurosh.

Trajneri portugez nuk është i kënaqur me lojtarët që ka në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Hysaj shihet si futbollisti ideal për të mbuluar këtë pozitë.

Hysaj cilësohet si një prej mbrojtësve më të mirë të krahut të djathtë në Evropë.