UNITED DHE CHELSEA NË GARË PËR YLLIN E TOTTENHAMI-T

0

Danny Rose do të largohet nga Tottenham Hotspur në fund të këtij edicioni. Mbrojtësi i majtë anglez ka humbur vendin e titullarit tek klubi londinez. Rose gjithashtu nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Tottenham.

Por, duket se e ardhmja e lojtarit do të vazhdojë të jetë në elitën e futbollit anglez. Dy skuadrat e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester United janë futur në garë për transferimin e mbrojtësit anësor.

Mediat angleze kanë raportuar se si londinezët ashtu edhe nën kampionët e Anglisë e vlerësojnë shumë lojën e reprezentuesit anglez. Tottenham gjithashtu është e gatshme ta shesë lojtarin nëse vjen një ofertë mbi 30 milionë euro.

Rose këtë edicion në Ligën Premier ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje ku ka asistuar në një gol.