UDHËHEQJE MË E MIRË ETIKE – PROFIT MË I MADH, NDAHEN ÇMIMET PËR NDËRMARRJET ME PËRGJEGJËSI SHOQËRORE

0

Në 11 vitet e kaluar, 180 ndërmarrje të Maqedonisë kanë paraqitur 580 praktika të përgjegjësisë shoqërore, me të cilat e kanë treguar angazhimin e tyre në përmirësimin e ndikimit të tyre ndaj shoqërisë dhe ambientit jetësor. Në konkursin e këtij viti janë paraqitur 38 projekte. Qëllimi i ndarjes së çmimeve është që të theksohen shembujt e mirë të sjelljes së përgjegjshme shoqërore të kompanive vendore dhe të shfrytëzohet si inspirim që edhe kompanitë e tjera të fillojnë të shfrytëzojnë praktika të drejta ndaj mjedisit jetësor dhe social.

“Si kryetar i trupit koordinues për përgjegjësi shoqërore të ndërmarrjeve, duhet që t’i inkurajoj që të përpjekën sa më tepër në gjetjen e praktikave inovative, para se gjithash në kategorinë e udhëheqjes etike. praktikat botërore tregojnë se si mund të kontribuojmë për punë më të mirë të kompanive në lidhje me respektimin e vlerave morale, por edhe për profitabilitetin e kompanisë”, tha Aleksandar Nikollov, kryetar i trupit koordinues.

Sipas ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, shoqëria e biznesit në Maqedoni po vetëdijesohet se secila kompani duhet të jetë me përgjegjësi shoqërore.

“2Secilin vit po rriten praktikat e përgjegjësisë shoqërore, ndërsa mua më kënaq fakti që ka më shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, sesa ndërmarrje të mëdha, të cilat kanë fituar çmime për praktikat të cilat i kanë futur në përdorim”, tha Ministri i  Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Statuja, pllakate  dhe mirënjohje për përgjegjësi shoqërore fituan më shumë kompani të vogla dhe të mesme.

Përgatiti: Aleksandra Velinova