U shkarkua nga Manchester United, Mourinho gjen punë

0

Zhoze Murinjo do të jetë një analist i “BeIN SPORT” për ndeshjen e Arsenalit me Çelsin fundjavën e ardhshme. Kjo do të jetë puna e parë e portugezit që prej shkarkimit nga stoli i Manchester United muajin e shkuar. 55-vjeçari është përfolur për të marrë stolin e Realit dhe Benfikës, por ai e ka përjashtuar një rikthim në Portugali.
Por, derisa kjo të ndodhë, Specialin do ta shohim përpara mikrofonave në rolin e analistit. “BeIN SPORTS” njoftoi se ai do të ofrojë gjykimin e tij në studio për sfidën e Premier Ligës mes Arsenalit dhe Çelsit më 19 janar. Dy ditë më herët, ai do të komentojë edhe sfidën e Kupës së Azisë, mes Katarit dhe Arabisë Saudite.