U shënua festa Shën Klimenti i Ohrit dhe 25-vjetori i vdekjes së Bllazhe Koneskit

0

Me vendosje solemne të luleve në përmendoren e Shën Klimentit të Ohrit para Bibliotekës nacionale universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup sot u shënuan festa Shën Klimenti i Ohrit dhe 25-vjetori i vdekjes së Bllazhe Koneskit.

Lule vendosi delegacioni qeveritar i kryesuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Shoqërisë, Damjan Mançevski dhe ministri i angazhaur për implementimin e Strategjisë për përmirësim të gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë, Aksel Ahmedovski, si dhe delegacione nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Armata e Republikës së Maqedonisë, Lidhja e luftëtarëve të LNÇ-së, përfaqësues diplomatikë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, partive politike dhe shoqata të qytetarëve.
Në organizim të Bibliotekës nacionale universitare – “Shën Klimenti i Ohrit”, ndërkaq, dje u shënua festa e patronatit, 8 Dhjetori, Shën Klimenti i Ohrit. Në shënim mori pjesë delegacioni qeveritar i kryesuar nga ministri i angazhuar për përmirësim të klimës investuese për kompanitë vendore, Zoran Shapuriq, ministri i angazhuar për investime të huaja, Adnan Qahil dhe koordinuesi nacional për kulturë, Robert Allagjozovski.

Solemniteti filloi me vendosjen e luleve në përmendoren e Shën Klimentit të Ohrit dhe vazhdoi me pikë muzikore dhe ndarje të çmimit “Biblioteka e vitit”. Pjesa qendrore e solemnitetit iu kushtua letrarit maqedonas dhe njërit nga kodifikuesit të gjuhës bashkëkohore letrare maqedonase, Bllazhe Koneski, me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së tij.