TUBIM I VMRO-DPMNE-së NË SHTIP, MICKOSKI: KJO ËSHTË LUFTË PËR SHPËTIM TË ATDHEUT

0

Pasi që marshuan nëpër qendrën e qyteti, përkrahësit e VMRO-DPMNE-së u ndalën para skenës prej ku pritej të mbajë fjalim Hristijan Mickoski. Aty, përveç flamurit të Republikës së Maqedonisë dhe flamurit të partisë, valëvitej edhe flamuri i Bashkimit Evropian. Ndërsa para fjalimit të liderit të VMRO-DPMNE-së u lëshua edhe himni i shtetit.

Në fjalimin e tij Mickovski akuzoi se LSDM po e shkatërron shtetin, duke u kthyer dhe duke folur për kohën e kryeministrit të parë Nikolla Klusev dhe kryetarit të parë Kiro Gligorov. Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se edhe ata të dy  kanë mundur ti pranojnë të gjitha kushtet e vendosura nga ana e Greqisë, por siç thotë ai, nuk e kanë bërë një gjë të tillë pasi që nuk kanë dashur ta shkatërrojnë atdheun e tyre.


“Gjëja e vetme e cila më habit, duhet të jem i sinqertë është vendosmëria e LSDM-së për të ecur drejt një grope, dhe na bën thirrje të gjithëve që të kërcejmë në atë gropë së bashku me ta. Atë kënaqësi nuk do tua mundësojmë. Kemi të drejtë të luftojmë deri në frymën e fundit”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski edhe një herë në stilin e njëjtë iu përgjigj vërejtjeve të pushtetit se partia e tij nuk ka ende qëndrim në lidhje me referendumin.


“VMRO-DPMNE, duke respektuar vlerat e veta të lirisë individuale dhe sjelljes demokratike, vendosi të lejë qytetarët e këtij vendi më 30 shtator të veprojnë në bazë të vullnetit të lirë dhe bindjes së tyre. Kjo do të thotë se ne nuk do të imponojmë një axhendë partiake, por do të marrim pjesë në debat ekskluzivisht duke paraqitur fakte dhe argumente që ne jemi thellësisht të bindur se janë në anën tonë”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Pjesën më të madhe të fjalimit të tij ai e shfrytëzoi duke folur për siç tha ai, punën dhe politikat e gabuara të qeverisë aktuale.  Ai i porositi të pranishmit se shumë shpejtë do të realizohet fitorja e tyre.

Përgatiti: Edin Rastoder