Trump përpiqet t’i mbushë mendjen Kim Jong Un të heqë dorë nga armët bërthamorë

0

Presidenti Trump njoftoi të martën se po planifikon të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Takimi dy-ditor pritet të zhvillohet në Vietnam në fund të shkurtit, ku Trump prej kohësh po orvatet që t’i mbushë mendjen diktatorit Kim Jong Un që të heqë dorë nga armët bërthamorë. “Ne vazhdojmë përpjekjet tona historike për paqen në gadishullin Korean,” tha Trump. Takimi i nivelit të lartë në 27 dhe 28 shkurt do të ishte i dyti midis presidentit dhe sunduesit autoritar të Koresë së Veriut.

Të dy krerët u takuan gjatë një samiti të rëndësishëm në ishullin e vendit të Singaporit qershorin e kaluar dhe ranë dakord të hartojnë detajet e një marrëveshjeje për të filluar denuklearizimin e gadishullit Korean, – një qëllim i kërkuar prej kohësh por i pakapshëm për politikën e jashtme të administratave amerikane që nga viti 1950.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, me njohuri për planifikimin e samitit, tha për CBS Neës se Vietnami ishte zgjedhur si vend për shkak të lidhjeve të mira që vendi i Azisë Jugore ka me SHBA dhe Korenë e Veriut.

Zyrtari gjithashtu vuri në dukje trajektoren e marrëdhënieve midis Amerikës dhe Vietnamit – të cilët ishin armiqtë gjatë Luftës së Vietnamit, por kanë ndërtuar një marrëdhënie të mirë në vitet e fundit – si një model shpresëdhënës për marrëdhënie më të ngrohta mes SHBA dhe Koresë së Veriut.