TRE TË ARRESTUAR PËR 310 KG DROGË

0

Tre persona janë arrestuar për ngarkesën prej 310 kg kanabis e sekuestruar dje në fshatin Kraps të Fierit, Policia informoi arrestimin e V.M, 28 vjeç G. Sh 33 vjeç dhe F. Sh 25 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Droga u sekuestrua në një furgon më 20 prill 2018. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.