TRANSFORMIMI I SEKRETARIATIT NË MINISTRI, ZYBERI: NË MËNYRË CILËSORE E NDRYSHON POZITËN JURIDIKE

0

Juristi Naser Zyberi thotë se ndryshimi i statusit të sekretariatit është cilësor. Sipas tij, sekretariati i deritanishëm fatkeqësisht nuk ka funksionuar në kapacitetin e plotë. Ai thotë se sekretariati në kohën e fundit është marrë me çështje kadrovike. Ai është i mendimit se kjo ministri e krijuar nga ky transformim do të duhet të udhëhiqet nga shqiptar i cili njëherësh, do të duhet të jetë njohës i mirë frymës së funksionimit të institucioneve mbi parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit

“Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në periudhën e kaluar ka pësuar disa herë transformime të statusit juridik. Transformimi i fundit në mënyrë cilësore e ndryshon pozitën juridike dhe nga një organ i administratës me cilësi të sekretariatit, e shndërron në ministri, që do të thotë, një entitet me status të barabartë me gjitha ministritë e tjera.  Zgjidhja konkrete, kadrovike do të varet nga subjektet e shumicës parlamentare, që përfaqësojnë elektoratin shqiptar”, tha Zyberi.