Tiranë/ Policia kërcënon studentët te “Filologjiku”,Mark Marku: Rasti do ankimohet në gjykatë

0

Forca të shumta policore kanë mësyrë sot në ambientet e brendshme të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë duke u përplasur me studentët.

Këta të fundit u kanë kërkuar policëve të largohen pasi janë futur brenda pa leje, ndërsa në një prononcim shprehen se “kjo është një formë kërcënimi për studentët që kanë vendosur të bojkotojnë mësimin”.

Pedagogu Mark Marku deklaroi përmes një deklarate për media se do të bëhet një ankimin në gjykatë mbi rastin.
“Do të bëjmë ankimim në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Policët fshiheshin skutave që të mos dalloheshin. Në momentet që policia futet në ambientet universitare në kundërshtim më ligjin, kjo është dhuna. Ne kemi ambientet tona të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Me sa di unë kryeministri është në Arabinë Sauditë, po nxihet në diell. E vetmja thirrje që kam është mos bëni budallallëqe se nuk frikësohemi”, tha Marku.