Tiranë/ Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri paraqitet ne gjykatë

0

Pas ankimimit të shtyrje të afateve për hetimet, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, ka nisur seanca në ngarkim të Tahirit. Ish-numri një i Ministrisë së Brendshme akuzohet se ka mbështetur grupin “Habilaj” në tregtimin e lëndëve narkotike.

Javën e kaluar Prokuroria e Krimeve të Rënda doli në komunikatë dhe tha se hetimet për rastin janë shtyrë. Tahiri u shpreh se nuk do shtyrje të hetimeve, por që ato të mbyllen sa më shpejt të jetë e mundur.