THAÇI TREGON SE SI ËSHTË NDARË PASURIA NË FAMILJEN E TIJ

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili me prejardhje është nga fshati Burojë e Skënderajt,  është krenuar me vendimin e prindërve të tij për ndarjen e pasurisë siç thotë ai në mënyrë të barabartë tek fëmijët.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohje për prindërit e tij. “Jam i lumtur me vendimin e prindërve të mi që në ndarjen e pronave të familjes, sado modeste që janë, t’i përfshijnë njësoj edhe bijat edhe bijtë e tyre, motrat dhe vëllezërit e mi. U jam mirënjohës përjetë prindërve të mi. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Këtë deklaratë presidenti e bëri pas pjesëmarrjes në Konferencën “Të drejtat pronësore të grave në Kosovë, trashëgimia dhe barazia para ligjit”, e cila u mbajt me rastin e Ditës së Gruas.

Ndryshe nga  familja e Thaçit, gratë në Kosovë janë ende të diskriminuara në pronë dhe trashëgimi. Kështu ka deklaruar Avokati i Popullit,  Hilmi Jashari përmes një komunikate. Sipas tij ky realitet, thellon edhe më tej, hendekun gjinor në paga, si dhe gjithashtu, vështirëson dhe ngadalëson fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë. 8 Marsi u shënua edhe me aktivitete tjera, në Kuvend u debatua për dhunën në familje, kurse Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës kanë organizuar marsh për të kërkuar të drejta dhe barazi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here