THAÇI: TAKIMI ME VUÇIQ ISHTE MË I RËNDI DERI ME TANI

0

LIVE nga BrukseliLIVE nga Brukseli

Posted by RTV21 News on Wednesday, July 18, 2018

Thaçi pret që dialogu të bëhet edhe më i vështirë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, takimin e sotëm me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq e konsideroi si shumë të rëndë, më të rëndin në këto gjashtë vjet, por potencoi se sheh dritë në fund të tunelit, përcjell rtv21.tv.

“Pastaj zhvilluam takimin mes presidentëve, ka qenë takim i shkurt, ka qenë takim jo i lehtë, ka qenë më i rëndi që kemi zhvilluar në këto gjashtë vjetët e fundit, prandaj do të punojmë maksimalisht që të arrijmë marrëveshjen përfundimtare”, ka shtuar ai.

Thaçi po ashtu tha se pret që ky dialog do të vështirësohet edhe më shumë në takimet e ardhshme, kjo për faktin se sipas tij Serbia ende mendon se Kosova është pjesë e Serbisë, gjë që sipas Thaçit është një ëndërr.

“Serbia ende e sheh Kosovën pjesë të saj. Presidenti Vuçiq dhe Serbia duhet ta kuptojnë që Kosova është shtet sovran. Do të punojmë që të arrijmë marrëveshjen përfundimtare që do të jetë në të mirë të dyja vendeve, mirëpo do të kemi vështirësi edhe më të mëdha në ditët dhe muajt e ardhshëm”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës shtoi se mungon guximi për ta liruar popullin serb nga barra e së kaluarës, ai po ashtu deklaroi se edhe Vuçiq duhet të lirohet nga mënyra e tij e të menduarit se Kosova është pjesë e Serbisë.

Lidhur me deklaratën e Vuçiq,  i cili i pyetur nga RTV 21 se a do të njoh Serbia pavarësinë e Kosovës, Vuqiq deklaroi se njohja e Kosovës nuk është kompromis por duhet të gjendet një tjetër zgjidhje, por Thaçi tha se Kosova nuk do të kthehet prapa dhe se do të arrihet një marrëveshje si dy shtete të pavarura.

“Duhet të arrihet një marrëveshje për dy vendet, marrëveshje që hap perspektivë euroatlantike për Kosovën dhe Serbinë. Një marrëveshje që lehtëson të ardhmen e dy vendeve. Që sjell mirëkuptim dhe pajtim. Nuk pres që procesi të lehtësohet, pres vështirësi edhe më të mëdha dhe pengesa, pres proces më të rëndë drejt finalizimit të dialogut dhe negociatave Kosovë-Serbi”, tha Thaçi./21Media