Tevdovski në Shtip: Përfitime të shumëfishta nga anëtarësimi në NATO dhe në BE

0

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski gjatë vizitës së sotme në Shtip me kryetarin Bllagoj Boçvarski ka biseduar për projektet vijuese dhe të ardhshme të komunës dhe mundësitë të cilat hapen për zhvillim në nivel lokal dhe shtetëror.

Tevdovski dhe Boçvarski kanë kryer inspektim në punët ndërtimore për depërtim dhe asfaltimin e tre rrugëve të reja në lagjen e Shtipit “Senjak”, ku ndërtohen disa ndërtesa të reja banimi, objekt afarist, ndërsa së shpejti fillon edhe ndërtimi i kopshtit të ri. Investimi në rrugët e Komunës do të kushtojnë 4.900.000 denarë.

Boçvarski deklaroi se në terren që të inspektohet si punon dhe zhvillohet Komuna e Shtipit dhe sektori i biznesit.

Ministri i Financave Tevdovski vuri në dukje se për Ministrinë është shumë me rëndësi që në Shtip ka aktivitet serioz investues në rikonstruksionet dhe ndërtimin e infrastrukturës.

Ai potencoi se ekonomia po lëviz në drejtim pozitiv, ndërsa të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë rritje prej tre për qind, ndërsa për çfarë siç thotë Tevdovski kjo është edhe me rëndësi, nxitja e zhvillimit lokal është kyçe edhe për zhvillimin e ekonomisë.

Ai shtoi se anëtarësimi në NATO do të thotë stabilitet dhe siguri për shtetin tonë, ndërsa të cilat janë edhe më të rëndësishme për investuesit.

Investimet e huaja në gjysmën e parë të këtij viti arrijnë 325 milionë euro, për çfarë Tevdovski thotë se është dyfish më shumë se mesatarja në tre vitet paraprake. Me rritjen e ekonomisë do të përmirësohet edhe standardi jetësor i qytetarëve dhe do të rriten edhe pagat e tyre.