Tetë linja të reja ajrore këtë vit për qytetarët e Maqedonisë

0

Tetë destinacione të reja përmes kompanisë ajrore “Vizer” do të jenë në dispozicion për qytetarët e Maqedonisë nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit. Katër linja të reja do të vendosen nga aeroporti i Shkupit dhe katër nga aeroporti i Ohrit.

Hapja e linjave të reja ajrore është mundësuar përmes tenderit për kompani me buxhet të ulët të cilin e shpalli Qeveria, ndërsa në të cilin si kompani e vetme është paraqitur kompania “Vizer”, e cila tashmë i shërben qytetarët e Maqedonisë. Marrëveshja për subvencionimin e linjave të reja ajrore ishte nënshkruar sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Nga aeroporti i Shkupit do të hapen dy linja të reja drejtë Gjermanisë edhe atë drejtë Badenit dhe Bremenit, pastaj drejtë Larnakës dhe Qipros dhe drejtë Turku në Finlandë, përderisa në Ohër do të fluturohet drejtë Malmos në Suedi, Milanos në Itali dhe drejtë Memingenit dhe Dortmundit në Gjermani.

Nga “Vizer” sot paralajmëruan se nga marsi do të vendosen dy linja drejtë Gjermanisë dhe linjat ajrore nga Ohri deri në Milano dhe Malmo, ndërsa biletat për këto destinacione do të variojnë prej 1.164 denarë ose 19,99 euro. Nga korriku pritet që të vendosen dy linja të reja ajrore nga Ohri deri në Gjermani dhe të dy destinacionet e reja nga Shkupi deri në Larnaka dhe Turku. Paralajmërojnë se në korrik do të vendoset edhe aeroplani i pestë.

“Aeroplani i pestë shtesë do të na mundësojë që të rritemi për sa i përket shpeshtësisë së shërbimeve tona nga Shkupi, kështu që do të shpeshtohen fluturimet drejtë Geteborgut nga katër në pesë fluturime, deri në Hamburg prej dy në tre fluturime, drejtë Këlnit prej tre në katër, dhe drejtë Maltës prej dy në tre fluturime në javë. Drejtë Bazelit do të fluturohet tre herë në ditë”, deklaroi Xhorxh Mihallopollus nga “Vizer” pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Në bazë të marrëveshjes, kompania ajrore është e detyruar që të hapë gjithsej gjashtë linja të reja edhe atë dy nga Shkupi dhe katër nga Ohri. Dy linjat e para prej Ohri, “Vizer” duhet t’i hapë deri më 26 mars të këtij viti, ndërsa dy të tjerat në afat prej një viti nga dita e arritjes së marrëveshjes. Të dy linjat e reja nga Shkupi duhet të hapen gjithashtu deri më 26 mars të këtij viti.

Mbështetjen financiare të cilën e siguron Qeveria është 312 milionë denarë ose rreth pesë milionë euro për periudhën deri në vitin 2022. Për vitin 2019 janë paraprë 86 milionë denarë, për vitin 2020 dhe 2021 janë paraparë 104 milionë denarë, përderisa për vitin 2022 -17 milionë denarë.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve do të ndajë ndihmë financiare në vlerë prej 40 mijë euro për secilin destinacion të ri në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit. Për secilin destinacion të ri nga Shkupi do të ndahet ndihmë financiare prej nëntë euro për një pasagjer në vitin e parë të marrëveshjes, tetë euro për pasagjer në vitin e dytë, shtatë euro në vitin e tretë. Për secilin destinacion të ri nga Ohri do të ndahet ndihmë financiare në vlerë prej 13 euro për një udhëtar në vitin e parë të marrëveshjes, 12 euro në të dytin, 11 euro në vitin e tretë të marrëveshjes”, sqaroi ministri i Tranportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Marrëveshja e sotme për subvencione për linja ajrore është marrëveshja e treta me radhë të cilën e nënshkruajnë Qeveria e Maqedonisë dhe kompania “Vizer”.