TË SHTËNA ME ARMË NË TETOVË, TRE TË LËNDUAR

0

Tre persona janë lënduar në një shkëmbim zjarri në Tetovë dhe për shkak seriozitetit të lëndimeve janë dërguar në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë”, në Shkup.

Dy persona kanë pasur plagë në abdomen, kurse njëri për shkak të lëndimeve të rënda në kokë është komë, në Klinikën për neurokirurgji.

Nga Qendra Urgjente kanë deklaruar se dy të lënduarit në abdomen janë operuar dhe janë në gjendje stabile. Ata gjinden në Sektorin për mjekim intensiv.

Lidhur me këtë rast, pritet që MPB-ja të del me informacione shtesë gjatë ditës.