TË SHTËNA JASHTË AMBASADËS AMERIKANE NË ANKARA

0

Të shtëna armësh janë dëgjuar sot jashtë ambasadës amerikane në Turqi.

Mediat raportojnë se janë dëgjuar disa të shtëna drejt kabinave të sigurisë jashtë ambasadës amerikane në Ankara në orët e hershme, mirëpo zyrtarët amerikanë thanë se askush nuk është plagosur.

Agjencitë turke të lajmeve kanë thënë se një person me armë zjarri ka shtënë katër apo pesë herë nga një veturë e bardhë që ka qenë duke lëvizur.

Policia në Ankara thotë se po e kërkojnë veturën e përfshirë në incident.