Të paktën tetë ushtarë humbën jetën në sulmin në paradën ushtarake në qytetin iranian Ahvaz

0

Të paktën tetë ushtarë janë vrarë sot në sulmet  mbi pjesëmarrësit dhe spektatorët në paradën ushtarake në qytetin iranian Ahvaz.

Në sulm janë lënduar të paktën 20 persona, duke përfshirë edhe gra dhe fëmijë. Të plagosurit janë në gjendje kritike.

Mediat lokale informojnë se dy persona kanë hapur zjarr, fillimisht ndaj spektatorëve dhe ushtarëve, ndërsa më pas kanë tentuar që të qëllojnë të ftuarit në tribunën zyrtare, por janë neutralizuar nga ana e forcave të sigurisë. Supozohet se gjatë kësaj sulmuesit janë lënduar.

Sulmuesit kanë qenë me motoçikleta dhe me uniforma ngjyrë kaki, citojnë mediat amerikane.

Tani për tani askush nuk e ndërmerr përgjegjësinë për sulmin, i cili u krye ditën kur Irani e shënon festën e forcave të armatosura.