Të famshmit që vendosën të ndryshonin pamje këtë vit

0

Vajzat e dinë se mënyra më e lehtë për të ndryshuar pamje është t’i ngjyrosin ose t’i presin flokët. Edhe personat më të famshëm që kanë gjetur atë që iu përshtatet më së miri, provojnë ta ndryshojnë stilin kohë pas kohe.

Viti 2018 po përfundon dhe shumë artistë këtë vit ndryshuan flokët, stilin etj. Më poshtë mund t’i shihni disa nga këta persona, transmeton rtv21.tv.

Scarlett Johnasson vendosi ta lë anash grimin e saj natyral si dhe ngjyrën e saj të preferuar në vitin 2017. Këtë vit ajo vendosi të shndërrohet në brune dhe të paraqitet në evente me grim më të theksuar.

Spohie Turner, që u bë shumë e njohur për publikun në rolin e Sansa Stark në serialin, “Game Of Thrones”. Në këtë karakter ajo kishte flokë të kuq, por aktorja si duket është mërzitur me atë ngjyrë dhe ka vendosur të bëhet bionde.

 

Maisie William, po ashtu protagoniste në serialin “Game Of Thrones”, ka bërë disa ndryshime këtë vit. Nga një brune ajo ka vendosur të bëhet me flokë rozë. Ky stili po i përshtatet dhe mbi të gjitha po u pëlqen fansave të aktores.

 

Emilia Clarke, nuk e ka tradhtuar imazhin e saj si “nëna e dragonjëve” në rolin kryesor në serialin “Game Of Thrones”. Ajo ka vendosur të qëndrojë bionde por me flokë shumë më të shkurtëra.

Jonah Hill në vitin 2017 filloi t’i kushtojë më shumë rëndësi peshës. Që nga atëherë ai ka filluar të eksperimentoj me pamjen e tij. Këtë vit aktori është shfaqur me flokë rozë dhe së fundi ai është bërë biond.

Kanye West njëri ndër reperët më të njohur dhe burri i Kim Kardashian nuk i shpëton listës së personazheve që ndryshuan pamjen e tyre. Ai nuk rezistojë dhe vendosi që këtë të provojë ngjyra të ndryshme dhe të pazakonta në flokët e tij.

Kylie Jenner është bërë nënë, miliarderja më e re në botë, ka lansuar  linja të ndryshme të produkteve të grimit dhe gjithashtu hoqi dorë nga mbushësit e buzëve etj. Viti 2018 ka qenë i mbushur me ngjarje për të. Kohëve të fundit e kemi parë si bionde me flokë të shkurtëra dhe buzë të mbushura.

Lady Gaga për një kohë të gjatë është njohur për stilin e saj të pazakontë por të veçantë. Sidoqoftë këtë vit ajo është shndërruar në një zonjë të vërtetë. Kjo supozohet të jetë influencë e Bradley Cooper dhe punës së tyre në setin e xhirimeve  “A Star Is Born”.