Taravari: Çështja me SIMO, defokusim i  opinionit

0

Arben Taravari i ASH-së tha se shndërrimi i sekretariatit në ministri është një temë e parëndësishme dhe se është interesante se mu në këtë kohë, kur shteti është para zgjedhjeve presidenciale dhe nuk funksionon shteti i së drejtës, opinioni të defokusohet me këtë gjë.

“Është një gjë që është paraparë në Platformën e Partive politike shqiptare që u firmos në janar të 2017- tës. Ne si parti politike, nuk kemi marrë ndonjë qëndrim të caktuar, por e di që ajo është pjesë e deklaratës të cilën e kanë nënshkruar të gjitha partitë politike. Aspak nuk është e rëndësishme tash kjo temë”, tha Taravari.