“Talir”, Gjykata Penale pranon aktakuzën

0

Gjykata Penale ka pranuar aktakuzën e rastit “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike, që ka të bëjë me furnizimin joligjor të VMRO-DPMNE-së.
“Këshilli për Vlerësimin e Aktakuzës së Repartit për Ndjekjen e Krimit të organizuar dhe Korrupsion të Gjykatës Themelore Shkupi 1, duke vepruar sipas vlerësimit të aktakuzës të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Veprave Penale që lidhen dhe dalin nga ndjekja joligjore e komunikimeve në lëndën e Prokurorisë të emëruar si ‘Talir’ për financim joligjor të personit juridik – partisë politike, pas seancës së mbajtur publike në prani të palëve, miratoi vendim me të cilin aktakuzën e miratoi në tërësi”, njofton Gjykata Penale.
Në rastin “Talir” për financimin joligjor të partisë politike të VMRO-DPMNE-së akuzohen Nikolla Gruevski, i cili ka marrë azil politik në Hungari, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Ilija Dimovski, Lleko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska.