Taksa ndaj Sërbisë/ SHBA hakmerret, anulon vizitën e gjeneralit në Kosovë

0

Konandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka njoftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë. Kjo vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Në letrën e komandantit Rama, thuhet se zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar atë se Uashingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Vizita e gjeneralit amerikan ishte parashikuar të realizohej nga data 16 deri më 18 shkurt, për të shënuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 100 për qind në importet e këtyre dy shteteve. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga qeveria e Kosovës.