SULMI NË ZELANDËN E RE, 28 VJEÇARI AUSTRALIAN MERR PËRGJEGJËSINË PËR SULMIN, KRYEMINISTRI I AUSTRALISË SCOTT MORRISON E QUAN “TERRORIST TË DHUNSHËM”

0

Sulmi në Zelandën e Re, 28 vjeçari australian merr përgjegjësin për sulmin. Kryeministri Scott Morrison e quan “terrorist të dhunshëm”, Policia e Zelandës së Re thotë se 49 persona kanë humbur jetën dhe 20 të plagusur nga sulmet terroriste që ndodhën herët në mëngjes në qytetin Christchurch në Zelandën e Re.

Policia raporton se katër persona janë arrestuar, dhe se kanë gjetur pajisje eksplozive në një automjet. Agjencia AP njofton se një person me nënshtetësi të Australisë i moshës 28 vjeç ka marrë përgjegjësin për sulmet Kryeministri Australian Scott Morrison konfirmon një shtetas australian të arrestuar duke e quajtur atë një “ terrorist të dhunshëm”.

Ndërsa kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern sulmin e përshkroi si një “ sulm terrorist” dhe një nga “ orët më të errëta” të vendit. Ndërsa CNN raporton se pas sulmit, një manifest prej 87 faqesh u gjet që karakterizonte të shtënat si “ sulm terrorist”.