Sugareski: Qëllimi ynë është autostrada Shkup-Bllacë të ndërtohet para vitit 2023

0

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Dugareski sot sqaroi se është dhënë afat prej tre viteve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë për shkak të përfshirjes së të gjitha procedurave që do të thotë se kjo do të ndërtohet deri në vitin 2023.

“Qëllimi ynë është që ajo të ndërtohet më shpejt – 2021 apo eventualisht në fillim të vitit 2022”, deklaroi Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri.

Theksoi se deri këtë muaj apo në fund të muajit të ardhshëm do të shpallet tender për 1,9 kilometra dhe se nevojitet riprojektim i pjesës tjetër në gjatësi prej 10,5 kilometra sepse sipas projektit të hartuar në vitin 2002 trasa hynë në zonën e Vizbegut dhe varrezat e sapokrijuara. Për këtë fazë është paraparë të shpallet tender vitin e ardhshëm.

Ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë ishte paralajmëruar të premten nga ana e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe drejtorit të ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanov. Autostrada do të jetë një  një gjatësi prej 12,3 kilometra, ndërsa vlera e investimit vlerësohet në rreth 110 milionë euro. Pritet se me ndërtimin e kësaj autostrade udhëtimi nga Shkupi deri në Prishtinë do të shkurtohet nga dy orë në 45 minuta.