STUDENTËT HEDHIN MBETURINA NGA DRITARET, PARALAJMËROHEN DËNIME PËR PRISHJEN E RENDIT

0

Kështu studentët i hedhin mbeturinat tek konvikti “Pellagonia” në lagjen Kisella Vodë. Duke vazhduar kështu çdo ditë, poshtë dritareve të konviktit pothuajse është krijuar një depo e mbeturinave. Pasi kjo fotografi u shpërnda në rrjetet sociale, studentët përmes një iniciative pastruan mbeturinat, ndërsa sot edhe NP “Higjiena Komunale” intervenoi aty kishte nevojë.

“Morëm informata nga shërbimet tona, respektivisht nga drejtori i Konviktit se ka mbeturina të cilat zënë shumë hapësirë dhe të cilat qëndrojnë atje disa muaj. Gjatë ditës së sotme dhe nesër do t’i pastrojnë krejtësisht. Janë thirrur edhe të punësuarit e Ndërmarrjes “Parqe dhe Gjelbërim” të cilët gjithashtu do të ndihmojnë në këtë aksion tha drejtori i Higjienës Komunale Abdulsamet Shabani”.

Vendi u pastrua, ndërsa drejtori i konviktit Bujar Murtezani i paralajmëroi studentët që të kenë kujdes me hudhjen e mbeturinave, sepse në të kundërtën do të pasojnë dënime. Dënimi parë do të jetë vërejtja, i dyti dënimi me të holla, kurse i treti largimi nga konvikti.

“Gjatë këtij viti do të vedoset sistemi video mbykqyrës i cili do të identifikoj studentët e pa ndërgjegjëshm dhe në mënyrë përkatëse në pajtim me regulloren dhe rendin shtëpiak do të sanksionohen në mënyrë përkatëse. Shërbimet çdo dit i pastrojnë mbeturinat ndërsa mbeturina ka gjatë kohës së vikendit kur shërbimet nuk punojnë tha drejtori i konviktit të studentëve Bujar Murtezani ”

Tek konvikti i studenëve sot ishte edhe kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov si dhe kryetari i komunë së Kisella Vodës Filip Temelkovski. Në konviktin “Pellagonia” qëndrojnë 1000 studentë nga disa qytete të Maqedonisë.

Përgatiti Afrim Jonuzi