STRUMICA VRAPOI PËR TË NDIHMUAR NINËN, PËR OPERACION NË SHBA NEVOJITEN 65 MIJË EURO

0

Kështu dukej fillimi i garës humanitare në të cilën rreth një mijë qytetarë të Strumicës dhanë mbështetje për shërimin e shtatëvjeçares Nina Dimitrievska, e cila vuan nga Paraparelis Spastica dhe ka nevojë për tu operuar në SHBA, mjetet e nevojshme – 65 mijë euro. Me pjesëmarrje në garë, bashkëqytetarët e Ninës, donuan më së paku nga 100 denarë, për të mbledhur shumën e nevojshme për rehabilitimin post-operacionit, mjete ndihmëse, bileta për avion, viza, akomodim dhe shpenzime për jetesë.

Anketë

  • Të gjithë duhet të vrapojmë dhe t’i ndihmojmë Ninës, për shkak se sëmundjet e tilla janë të rënda dhe të gjithë e dimë se është shumë mjerueshme.
  • Cili është motivi juaj?
  • Motivi im është të vrapoj për Ninën.

Nga Shoqata e personave me sindorm Down “Vera” thonë se janë të kënaqur me daljen e qytetarëve të Strumicës të cilët morën pjesë në garën humanitare.

“Nëna e Ninës është anëtare aktive që nga formimi i shoqatës Vera, andaj deshëm që të ndihmojmë. Nina gjithashtu është si fëmija jonë dhe erdhëm deri te ideja për të organizuar këtë ngjarje humanitare. Për pjesëmarrje, secili duhet të donojë më së paku nga 100 denarë. Falënderojmë qytetarët e Strumicës të cilët treguan se Nina nuk është vetëm, se do të bëjmë gjithçka që të mblidhen mjetet e nevojshme, që janë 65 mijë euro për tu operuar në Amerikë. Thjeshtë të gjithë të ndihmojmë që të plotësohet dëshira e Ninës – të mundet përsëri të ecë”, tha Ançe, Shoqata “Vera”.

Qytetarët human, në finish i priti Nina e vogël e cila së bashku me familjen apelon për ndihmë. Për donacione për Ninën janë hapur numrat telefonik 143-103 T-Mobile  dhe 143-469 Vip. Njerëzit human mund të donojnë edhe në llogaritë bankare për donacione.

530500021369542- Ohridska banka

300037103306688-  Komerciallna banka

210501724202015- Tutunska banka

IBAN CODE MK07210501724202015

SWIFT TUTNMK22

“E gjithë Strumica sot vrapoi për Ninën. Në sheshin e qytetit u mblodhën përfaqësues të shkollave, nga gjithë partitë politike, klubet sportive. Dhe jo vetëm këtu, klubet sportive të cilët sot patën ndeshje, do të luajnë për Ninën e vogël, që ajo përsëri të mund të ec dhe që ajo një ditë të vrapojë nëpër sheshin e qytetit të Strumicës. Nga Strumica për TV21, Katerina Dafçeva.”