SPITALET PRIVATE KËRKOJNË BARAZI, DUAN TRAJTIM TË NJËJTË ME INSTITUCIONET SHËNDETËSORE PUBLIKE

0

https://youtu.be/jot_29IYvVg

Institucionet e shëndetit privat kërkojnë nga Fondi për sigurim shëndetësor që të financohen në mënyrë të barabartë me Institucionet e shëndetit publik.  Ata kërkojnë nga Fondi për sigurim shëndetësor që të rishikojnë mundësinë për kyçjen e institucioneve të shëndetit privat, në programet ekonomike, për përkrahje financiare. Sipas doktorit, Borisllav Josifovski, 25 vitet e kaluara, investimet në shëndetësi, kanë qenë të destinuara vetëm për sektorin publik.

“Në 25 vitet e kaluara, pjesa më e madhe e iniciativave dhe realizimeve financiare janë dedikuar në sektorin publik. Edhe pse, edhe sektori publik dhe privat sipas kritereve, nëse kanë marrëveshje me fondin e sigurimit shëndetësor, dhe janë pjesë e rrjetit shëndetësor, që kryejnë veprimtari identike, megjithatë mbështetja financiare nga aspekti i furnizimit dhe edukimit, të kuadrit shëndetësor kryesisht është bërë në institucionet publike shëndetësore”, tha Borisllav Josifovski.

Nga Fondi për sigurim shëndetësor thonë se vetë emërtimi privat, nënkupton se prej nga duhet institutet shëndetësore private të furnizohen. Ata thonë se institucionet e shëndetit publik dhe institucionet e shëndetit privat asnjëherë nuk mund të jenë të njëjta.

“Unë do të thoja se gjatë  5-7 viteve të fundit sigurisht është zgjeruar bashkëpunimi i fondit me institucionet shëndetësore publike, krahasuar me bashkëpunimin që ka qenë para 10 viteve. Sido që të jetë ka përparim, dhe fondi nuk është se i ka mbyllur dyert  dhe se është fokusuar vetëm drejt shëndetit publik. Prioritet i shtetit është shëndeti publik, këtë e dinë të gjithë dhe kjo temë nuk diskutohet”, tha Marija Sistrajkova.

Sipas Sistrajkovas Fondi për sigurim shëndetësor ka marrëveshje me disa institute të shëndetit privat. Ajo thotë se pacientët që nuk mund të mjekohen në spitale shtetërore, mund të shkojnë në spitale private, me çka shpenzimet do t’i mbulon shteti.

Përgatiti: Almdina Ismajli