SOT FILLON DEBATI DY DITOR NË PARLAMENTIN GREK PËR MARRËVESHJEN ME MAQEDONINË

0

Për në orën 18.00, kryeparlamentari i Greqisë e ka caktuar seancën për mos besimin ndaj Qeverisë, ku sipas informacioneve nga Athina, votimi do të realizohet të shtunën në mbrëmje.

Ndërsa në këtë seancë parlamentare si temë kryesore do të jetë marrëveshja për çështjen e emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.Kryeministri Aleksis Cipras kishte deklaruar se kjo është dhuratë për momentin, mundësi që këto dy ditë të diskutohet, duke iu përgjigjur liderit të Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, pas kërkesës për mosbesim ndaj Qeverisë, për të cilën duhet votuar gjatë dy ditëve të ardhshme.