SI TË ZGJIDHEN SHPEJT KONTESTET MES FIRMAVE, DHJETËRA RASTE NË VIT ZGJIDHEN NË GJYKATËN E ARBITRAZHIT

0

https://youtu.be/HWFDDngBf-4

Në rast se procedura gjyqësore zëvendësohet me procedurë të arbitrazhit, kontesti do të mund të zgjidhej shumë më shpejt, në mënyrë më kualitative dhe më lirë. Kryetari i Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike, Goran Rafajllovski shton se ndërmjetësimi ka disa përparësi në raport me procedurën tradicionale gjyqësore, pasi që zhvillohet në gjuhë tjetër me marrëveshje mes palëve, ndërsa ka mundësi që qytetarët edhe vetë t’i zgjedhin arbitrat. “Seriozisht, kursehet shumë. Pra, në fund llogaria del shumë më pak, sesa gjykimet e rregullta, kurse për kohëzgjatjen e tyre as nuk dua të flas, sepse një kontest ekonomik zgjat më shumë se tre vjet e gjysmë, edhepse mesatarja këtu është 7 muaj. Tani ju bëni krahasim se sa do të përfitojnë kompanitë nga proceset që zgjasin kaq kohë”, tha Goran Rafajlovski, gjykata e Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike.
Në nivel global, arbitrazhi është metoda e preferuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që dalin nga biznesi për 90% të kompanive. Por në Maqedoni, si dhe në vendet e rajonit, kjo përqindje është shumë më e ulët.

“Për fat të keq nuk është në nivel të lartë, por me të vërtetë mundohemi, po bëjmë përpjekje që ta animojmë arbitrazhin edhe në Maqedoni sa më shumë. Shpresojmë se në të ardhmen do të ngritet në nivel më të lartë”, tha Goce Deneski, gjykata e arbitrazhit pranë Odës Ekonomike.

Në nivel vjetor zgjidhen vetëm nga dhjetëra raste, thotë Rafajllovski, por mendon se pikërisht arbitrazhi duhet ta kthejë besimin e ekonomisë në sistemin gjyqësor. Kjo procedurë nuk mundëson të drejtën për ankesë, por vendimi i cili sillet është i plotfuqishëm.

Përgatiti: Ile Petrevski