SI SHKAK I DHUNËS NË FAMILJE, DYVJEÇARI PËRFUNDON NË SPITAL, BABAI PRAPA GRILAVE

0


Me gjysmë vetëdije dhe lëndime trupore të shumta një fëmijë dyvjeçar është shtruar mbrëmë në klinikën kirurgjike për fëmijë. Ai, tre fëmijët e tjerë dhe nëna e tij, ishin viktimatëdhunës nga babai i tyre, i cili ndodhej në gjendje të alkoolizuar.

“Në të vëreheshin disa lëndime traumatiketë tipit të hematomave. Gjatë pranimit janë kryer të gjitha analizat, incizimi i kokës, gjoksit dhe barkut dhe për fat të mirë fëmija nuk ka pësuar lëndime më serioze traumatike. Analizat laboratorike kanë treguar se nuk ka gjakderdhje, por shenjat e dhunës fizike janë të dukshme, që tregon se fëmija në të vërtetë ka pësuar shumë stres dhe dhimbje të madhe“ deklaroi mjeku Vladimir Çedikovski.

 Dyvjeçari është në gjendje stabile dhe pritet që të lirohet për mjekim shtëpiak.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori për punë të brendshme Shkup, deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, dorëzoi kallëzim penal kundër 47 vjeçarit F.S. nën dyshimin se ka kryer dhunë familjare dhe ka shkaktuar lëndime trupore pjestarëve të familjes.

“Derisa bashkëshortja e tij ka qenë në punë, F.S. fizikisht e ka sulmuar fëmijën dyvjeçar, pas çka është alivanosur. Rreth orës 18:30 Gj.S. ka ardhur nga puna dhe i ka gjetur katër fëmijët e saj të miturtë mbyllur në dhomë. Në momentin kur biri i saj i madh (9 vjeç) e ka hapur derën, i denoncuari F.S. fizikisht e ka sulmuar Gj.S. Ajo ka arritur të ikë në dhomën tek fëmijët, të cilët i kanë treguar se babai i tyre i ka rrahur të gjithë, ndërsa më së shumti vëllain më të vogël” njoftuan nga MPB-ja.

 Nga atje njoftuan se kanë reaguar edhe nga Qendra Sociale, të cilët fëmijët dhe nënën i kanë vendosur në qendrën për viktima të dhunës familjare. Nga atje njoftojnë se rasti i njëjtë kishte ndodhur në muajin mars, kur nëna dhe fëmijët u larguan nga qendra me kërkesë të nënës, e cila kishte deklaruar se është pajtuar me burrin.

“Babait i është përcaktuar masa e paraburgimit prej 8 ditësh. 3 fëmijët e tjerë, që dje u vendosën në një familje përkujdesëse, do të kthehen tek nëna e tyre dhe të gjithë do të përkujdesen në Qendrën për viktima të dhunës familjare” njoftuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Rastet e dhunës familjare, sidomos ndaj fëmijëve kohëve të fundit janë në rritje. Siç njoftuan nga qendra klinike universitare Nënë Tereza, viteve të fundit, e sidomos muajve të fundit, numri  i fëmijëve të sjellë në këtë qendër, si pasojë e dhunës familjare është shqetësues. Nga atje njoftojnë se edhe fëmija 14 muajsh që para një muaji i hospitalizua me lëndime të rënda trupore është në gjendje të mirë dhe këto ditë më në fund pritet të lirohet nga spitali. Ende nuk është gjetur shkaktuesi i lëndimeve të fëmiut.

Përgatiti Bajram Memeti