SI I SHOHIN SHKRONJAT FËMIJËT ME DISLEKSION? NËSE FËMIJA KA VËSHTIRËSI NË LEXIM, MOS E QORTONI!

0

https://youtu.be/dgInSaXQgY4

Ju ka ndodhur ndonjëherë kur keni qenë fëmijë, teksa lexonit faqen e një libri, shkronjat apo gërmat të vallëzonin? Dhe për këtë shokët e klasës do iu tallnin duke ju akuzuar se nuk dini të lexoni. Ndoshta nuk e keni përjetuar këtë, por fëmijët që vuajnë nga disleksia janë përballur shpesh me këto eksperienca. Simon Nikollovski është nga Shkupi. Ai tregon se si fëmijët e tjerë e tallin kur ai nuk mund të lexojë apo të shkruaj si tjerët.

“Po edhe sot e kësaj dite, më thonë se jam budalla, i paaftë. Jo arsimtarët por shokët, fëmijët. Disleksia nuk është sëmundje, unë ju them që të ndalojnë të më pengojnë. Unë di të shkruaj di të lexoj por bëlbëzoj ndonjëherë, në disa fjalë”, tha Simon Nikollovski.

Nëna e Simonit është edhe një ndër trajneret e licensuara në Shkup ku i ndihmon fëmijët që janë me disleksion. Ndërsa tregon edhe kërkimet e para që ka  bërë për disleksin, ku thekson se në vendin tonë duhet të ngrihet vetëdija saj përket disleksisë, dhe se fëmijët duhet të kontrollohen me shpesh nga prindërtit.

“Disleksionin vetë e kam kuptuar tek fëmija im, ajo ishte para 5-6 vjetëve, kur ai ishte klasa e dytë apo e tretë, atë kohë nuk mundte ti bashkonte shkronjat gjatë leximit. Pas kësaj fillova të kërkoj se si ti ndihmoj. Kërkova se çfarë është disleksia dhe pse fëmija im ka probleme në të lexuar, edhepse ishte intelegjent por vëreva se fëmija im i ka gjitha simptomat e kësaj sëmundjeje”, tha Sllavica Tasevska-Nikollovska.

“Nuk jam i çuditëshëm, kam vetëm disleksion”. Me këtë moto Shoqata e disleksisë “Anshtajn” organizoi një konferencë, ku treguan për disa hulumtime të bëra në vendin tonë. Hulumtimi kishte filluar nga viti 2017, në 32 shkolla në Shkup. 614 arsimtarët janë pyetur nëse zbulojnë  një fëmijë që ka probleme në të shkruar dhe në të lexuar, çfarë do të ndërmarrin? Në vitin e kaluar, 16% prej tyre kanë thënë se nuk ndërmarrin asgjë, ndërsa në vitin 2018 përgjigjja e kësaj pyetjeje ka rënë në 0%. Me disleksion kanë qenë edhe disa prej gjenive që kanë ndryshuar botën si Albert Anshtajn, Stiv Jobs. Aktori Tom Kruz ka treguar se si lexonte: “Unë trajnoja veten për të përqendruar vëmendjen time. Zhvilloja imagjinatën dhe mësova se si të krijoj imazhe neë mendje për të kuptuar atë që po lexoja”. Pas gjithë kësaj, Shoqata “Ajnshtajn” tregon se fëmijët me disleksion kanë një imagjinatë të zhvilluar. ,

Përgatiti: Afrim Jonuzi