“Shutova” sërish kundër “Probishtipit”

0

Nesër do të luhet çerekfinalja kthyese për Kupën e Federatës së Volejbollit të Maqedonisë midis Probishtipit e Shutovës në Probishtip.

Shutova si mysafire do të përpiqet për të triumfuar dhe të sigurojë kualifikim për në gjysmëfinalen e Kupës, ndërkaq Probishtipi do të orvatet për të përmirësuar gabimet dhe të tregojë lojë më cilësore para tifozëve vendas.

Këtë sezon ekipi kërçovar i volejbollit ka përforcuar mjaft radhët e veta dhe do të synojë të dy trofetë , Kupën e FVM-së dhe Titullin e më të mirit në vend për të përsëritur suksesin e sezonit 2015- 2016.

Nga 4 ndeshje të zhvilluara kampionale KV ”Shutova” ka një humbje dhe tri fitore.