SHUMICA NUK MENDON PËR ZGJEDHJE, SHEKERINSKA: ARDHMËRIA NË PYETJE, JU BËNI POLITIKA PARTIAKE

0

Pushteti nuk mendon për zgjedhje të reja edhe nëse deputetët e pakicës vendosin që mos t’i votojnë ndryshimet kushtetuese në rast se referendumi kalon. Zëvendëskryeministrja, Radmilla Shekerinska, thotë se shumica është e fokusuar vetëm në referendum, e ata që po bëjnë politika partiake kur po vendoset ardhmëria e shtetit, do të kuptohen si të tillë… Si politikan që dalin para vullnetit të qytetarëve dhe tregtojnë ardhmërinë me kërkesa për amnisti.


“Ajo që tani është e qartë është se kemi referendum. Zgjedhje më të mëdha dhe deklarim më të qartë nuk do të kemi. Atë porosi qytetarët do të na e përcjellin më 30 shtator, andaj thirrja jonë deri te të gjithë është që ta shfrytëzojnë atë të drejtë. Më 30 shtator vendimin do ta sjellin qytetarët të cilët do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare dhe do ta thonë qëndrimin e tyre”, tha Radmilla Shekerinska, Ministre e mbrojtjes së R.M.


Edhepse kryetari i partisë opozitare, Hristijan Mickoski, tha që partia e tij do të votojë ndryshimet kushtetuese nëse kalon referendumi, shumica e deputeteve të tij dolën me qëndrim kundër, e kjo sjellje për nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski, është demokratike.

“Nuk mendoj që qëndrimi i deputeteve është kundër qëndrimit të kryetarit të partisë. Deputetët janë pjesa më e fortë e VMRO DPMNE-së. Ata i ndjenjë vibracionet e qytetarëve. Ata janë në komunikim të përditshëm me qytetarët dhe nëse kanë vendosur kështu publikisht ta thonë qëndrimin e tyre do të thotë se e ndjenjë atë që qytetarët duan ta përçojnë dhe ajo është për tu respektuar”, u shpreh Aleksandar Nikolloski, Nënkryetar i VMRO DPMNE-së.


Ky qëndrim i deputetëve është edhe një zhgënjim për qytetarët, sepse u deklaruan se do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, tha zëvendëskryeministrja. Ajo tha se pas referendumit do të biejn të gjitha maskat.

Përgatiti: Furkan Saliu