SHTETASIT E MAQEDONISË, SË SHPEJTI VETËM ME LETËRNJOFTIME DO TË LËVIZIN NË TË GJITHË BALLKANIN

0

Shtetasit e Maqedonisë, së shpejti do të munden të lëvizin në tërë Ballkanin Perëndimor pa pasaporta, vetëm me letërnjoftime, sepse Parlamenti e ka publikuar dekretin e ratifikimit të marrëveshjes për kushtet e lëvizjes ndërmjet Bosnjës dhe Maqedonisë.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi pas 30 ditëve nga pranimi i fundit se kushtet ligjore janë përmbushur.

Me këtë shtetasit e Maqedonisë do të munden të udhëtojnë me letërnjoftime në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë.