SHPALLET LISTA E RE E LEKTYRAVE, POR KUSH E PËRPILOI ATË, ANKOHEN PROFESORËT

0

https://youtu.be/Mcr6NwQmmSo

“Zoki Poki” më nuk është në vargun e lektyrave obliguese për klasën e dytë. Pas shumë vitesh lista e lektyrave për arsim fillorë është ndryshuar nga Enti për zhvillim të arsimit. Kjo listë përmban emrat e librave obliguese dhe zgjedhore të përshtatshme për moshat nga klasa e dytë deri në klasën e nëntë. Mirëpo të pakënaqur janë profesorët e Letërsisë për fëmijë të cilët thonë se askund nuk është përmendur mundi i tyre, për hulumtimet dhe përpilimin e listës. Ata thonë se para pesë vjetësh kanë e kanë punuar këtë listë. Profesori universitar, i Letërsisë për fëmijë, Lulzim Aliu shpjegon për punën të cilën kanë bërë që kjo listë të jetë e kompletuar dhe e përshtatshme.

“Ne atëherë morëm përsipër që të përpilojmë një listë të lektyrave të cilat do të ishin të obligueshme dhe zgjedhore për arsimin fillor, për ciklin e ulët dhe të lartë të arsimit fillor. Pas përfundimit të këtyre punimeve, që zgjatën një periudhë kohore, pastaj erdh një heshtje, një neglizhencë dhe nuk dimë se çfarë ndodhi. Që I bie se pas 5 vitesh bëhet publike dhe shpallet nga Ministira e Arsimit”, u shpreh Prof.Dr. Lulzim Aliu.

Profesori Nehas Sopaj thotë se ndihet i nënçmuar që është lënë anash dhe nuk përmendet askund. Ai thotë se është absurd fakti që janë hequr nga lista disa lektyra për të cilat ai i ka hulumtuar një kohë të gjatë dhe i ka parë të arsyeshme që të jenë pjesë obliguese e të lexuarit.

“Po e meta është kjo që po them, se kanë bërë ndonjë ndryshim pa na pyetur ne si komision. Unë nuk i kam vendosur këto i vetëm, po ka qenë punë e komisioneve, prej disa institucioneve dhe të gjithë kemi dhënë mendime.  Për shembull si mund të hiqet “Lum Lumi” nga Ali Podrimja, e cila ka qenë ndër të parat”, tha Sopaj.

Nga Enti për zhvillim të arsimit, të cilët janë përgjegjës për listën e shpallur të lektyrave thonë se e kanë parë të arsyeshme që të formojnë një komision të ri, për t’ia dhënë kahjen përfundimtare listës së vitit 2013, meqë nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme. Ky komision përbëhet nga këshilltarë të gjuhës amtare të cilët janë pjesë e entit për zhvillim.

“Nuk e di, t’ju them së nuk e di pse ajo listë nuk ka dalë para opinionit. Megjithatë, një pjesë nga lista paraprake ne si Byro për Zhvillim të Arsimit e kemi vëzhguar, kemi bërë analizë shtesë. Në bazë të asaj liste ne kemi rishikuar dhe kemi shtuar literaturë të re dhe lektyra të reja dhe e kemi shpallur para publikut”, tha Vanço Petrushevski, zëvendës drejtor në byron për zhvillim të arsimit.

Kjo listë sipas Entit për zhvillim të arsimit është bërë me qëllim të ngritjes së interesit të nxënësve për lexim. Ndryshime do të ketë edhe në lektyrat për shkollat e mesme edhe pse nuk është bërë ende asnjë revizion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here