Shorti i Europa League

0

Në Nion të Zvicrës sot u hodh shorti për 1/16 e Europa League

Skuadrat e mëdha të cilat janë ende pjesë e garës kanë arritur të shmangin njëra-tjetrën.

Ekipet angleze në këtë kompeticion, Chelsea dhe Arsenal do të përballën me Dinamo Kievin, respektivisht Rennes.

Napoli do të luajë ndaj Salzburgut, ndërsa Interi do të ketë punë më të vështirë pasi përballet me gjermanët e Eintracht Frankfurt.

Sevilla do të luajë ndaj Slavia Pragës, ndërsa Villareal do të ketë përballë rusët e Zenit. Ekipi tjetër spanjoll, Valencia nuk pritet të ketë shumë punë të vështirë pasi luan ndaj Krasnodar.

Çiftet e 1/16-së të Europa League

Chelsea – Dynamo Kiev

Eintracht Frankfurt – Inter

Dinamo Zagreb – Benfica

Napoli – Red Bull Salzburg

Valencia – Krasnodar

Sevilla – Slavia Prague

Arsenal – Rennes

Zenit – Villarreal

 

.